Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë (TBMM) rizgjodhi sot Mustafa Şentop-in në postin e kryetarit të Parlamentit, raporton Anadolu Agnecy (AA).
Deputet i partisë në pushtet, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) që vjen nga krahina veriperëndimore Tekirdağ, Şentop fitoi 328 vota në raundin e tretë të votimit në TBMM, që gjithsej numëron 600 ulëse.
Në raundin e tretë të votimit, nevojiten të paktën 301 vota për të fituar postin.
Partia opozitare Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) mbështeti Şentop-in në zgjedhjet.
Kandidati i partisë kryesore opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP), Haluk Koç, mori 134 vota, ndërsa kandidati i partisë opozitare, Partia Demokratike e Popullit (HDP), Erol Katırcıoğlu, mblodhi 51 vota.
Ndërkohë, kandidati i Partisë IYI, İmam Hüseyin Filiz, mblodhi 37 vota.
Gjithsej 557 deputetë morrën pjesë në votime, ndërsa shtatë vota u shpallën të pavlefshme.
Duke iu drejtuar deputetëve pas zgjedhjes, Şentop i falënderoi ata për pjesëmarrjen në proces.
“Zgjedhjet kanë përfunduar. Pa dyshim që unë do të përpiqem t’i shërbej Kuvendi i Madh Popullor në bazë të Kushtetutës, akteve nënligjore, rregullave të tjera ligjore dhe rregullave parlamentare me drejtësi dhe paanshmëri”, tha ai.
51-vjeçari Şentop lindi në Tekirdağ. Ai diplomoi juridikun në Universitetin e Stambollit dhe mori gradën master dhe doktoraturën në Universitetin Marmara të Stambollit.
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin