Miliarderi i teknologjisë dhe CEO i Tesla, Elon Musk i ka bërë thirrje të drejtpërdrejta por të pasuksesshme presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të ndryshuar tarifat.
Kjo kërkesë e tij, sipas mediave të huaja, ishte bërë gjatë fundjavës së kaluar, raportoi të hënën Washington Post duke cituar dy persona të njohur me këtë çështje.
Ky shkëmbim shënon mosmarrëveshjen e profilit më të lartë midis presidentit dhe Musk, thuhet në raport. Ai pason zbulimin nga Trump të një tarife bazë prej 10% për të gjitha importet në SHBA, së bashku me tarifat më të larta për dhjetëra vende të tjera.
Musk, një këshilltar i Trumpit i cili ka punuar për të eliminuar ato që janë vlerëuar shpenzimet publike të kota të SHBA-së, bëri thirrje pak ditë më parë për zero tarifa midis SHBA-së dhe Evropës./abcnews.al
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...