Gjermania është goditur nga stuhitë mbrëmë, kur shira të rrëmbyeshëm u regjistruan në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit, duke çuar në dhjetëra aksidente dhe qindra ndërhyrje të zjarrfikësve gjatë gjithë natës.
Disa fshatra u përmbytën në Bavari, duke përfshirë Moemlingen-in, afër Frankfurtit, ku rrugët u mbuluan plotësisht nga uji dhe balta si dhe shumë bodrume duhej të pompoheshin nga zjarrfikësit, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA, njofton arbresh.info.
Në Stuttgart, pjesë të çatisë dhe disa statuja në shtëpinë e operës së qytetit u rrëzuan në tokë nga erërat.
Ekipet e shpëtimit patën më shumë se 330 thirrje të hënën dhe sot herët në Stuttgart, ndërsa shërbimi i trenit u ndërpre për orë të tëra.
Shtetet Baden-Wuerttemberg, ku ndodhet Stuttgarti, si dhe Bavaria dhe Hesse u goditën veçanërisht nga reshjet e ngjashme me përmbytjet dhe raportuan dhjetëra aksidente rrugore në mëngjesin e sotëm. Numri i personave të plagosur në përplasje nuk dihet ende.
Shtatë aksidente u raportuan gjatë reshjeve të mëdha të shiut në autostradat A3 dhe A48 pranë qytetit Montabaur me një person të lënduar rëndë dhe tre të tjerë me lëndime të lehta./DPA/
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...