Shtëpia e Bardhë sot ka konfirmuar se kishte marrë informacione të besueshme, sipas të cilave Moska ka dhënë mbështetjen e saj për grusht shtetit të dështuar në Malin e Zi, tetorin e kaluar.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i atribuoi Moskës përgjegjësinë për këtë projekt për grusht shteti, programuar të ndodhte ditën e zgjedhjeve legjislative më 16 tetor.
Kjo deklaratë ndodhi në të njëjtin moment kur sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson u takua në Moskë kreun e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov për bisedime të rëndësishme mbi konfliktin sirian dhe pikërisht para takimit të njoftuar me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet në muajin tetor në Malin e Zi”, theksoi zyrtari, nën mbulimin e anonimatit, duke përmendur informacione të besueshme për një mbështetje ruse për një tentativë sulmi kundër qeverisë ditën e zgjedhjeve.
Prokurori special malazez, Milivoje Katniç konfirmoi në shkurt se organet e shtetit rus ishin përfshirë në komplotin e dështuar që kishte si objektiv të pengonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO./Arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...