Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, nuk do të ndikojnë dukshëm në mbrojtjen dhe sigurinë e BE-së, tha sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Sipas saj, edhe pse Britania është një shtyllë e rëndësishme e NATO-s, me kapacitetet e saj bërthamore dhe buxhetin më të madh në Evropë për mbrojtje në kuadër të Aleancës, largimi sajë nuk do të ndikojë në sigurinë e BE-së dhe po ashtu në funksionimin e saj, raporton AP.
Të mërkurën Britania e Madhe filloi procesin zyrtar të shkëputjes nga Bashkimi Evropian./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...