Ministrja e Punëve të Brendshme Johana Mikl Leitner ka kritikuar sjelljen e autoriteteve hungareze me rastin e krizës me refugjatë.
Ajo ka shprehur dëshirën për bashkëpunim të mirë me Hungarinë por sjelljen e zyrtare të Budapestit e ka quajtur të pakuptimtë.
Leitner po ashtu ka thënë se bashkëpunimi me Hungarinë është shumë i vështirë. Hungaria sipas saj duhet që përfundimisht të tregojë anën humanitare.
“Nuk janë vetëm Austria dhe Gjermania të goditura. Duhet e gjithë Evropa. Tash na duhet më shumë se kurrë Evropa dhe para së gjithash përgjegjësi”, ka thënë Leitner në deklaratën për APA.
Ministrja ka treguar se deri më tani 6500 refugjatë kanë arritur në Austri nga të cilët 2200 kanë udhëtuar për në Gjermani.
Vetëm një numër i vogël kanë kërkuar azil në Austri.
Ajo tha se nuk mund të thotë se sa refugjatë do të vijnë por duke u bazuar në rrethanat sipas Leitner ka ende refugjatë që do vijnë në Austri.
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor