Ministri i ri i brendshëm i Gjermanisë ka thënë se ai beson që “Islami nuk i përket” vendit, në kontrast direkt me kancelaren Angela Merkel.
Horst Seehofer ka qenë prej kohësh një zë kritik i politikave të refugjatëve të Merkelit, por që vetëm tani ka marrë një rol kyç në zemrën e koalicionit të ri, transmeton portali Arbresh.info.
Komentet e tij janë duke u parë si përpjekje për të fituar votuesit nga partia e së djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Kancelarja ishte e shpejtë në distancimin e saj nga komentet.
Në intervistën e tij me gazetën Bild, z. Seehofer tha se Gjermania ishte “e formësuar nga krishterimi” dhe se vendi nuk duhet të heqë dorë nga traditat e veta.
“Jo. Islami nuk i përket Gjermanisë. Gjermania është formësuar nga krishterimi,” tha ai.
“Myslimanët që jetojnë mes nesh, natyrisht i përkasin Gjermanisë … Kjo natyrisht nuk do të thotë që ne, nga një konsideratë e rreme për të tjerët, të heqim dorë nga traditat dhe zakonet tona.
“Myslimanët duhet të jetojnë me ne, jo pranë apo kundër nesh”.
Seehofer, i cili kryeson partinë simotër bavareze të Merkelit, CSU gjithashtu premtoi të rrisë dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar./Arbresh.info/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...