Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka sulmuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili më parë e përshkroi Gazën si një “varrezë për fëmijët” dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
“Turp të kesh,” shkroi Cohen në X, duke etiketuar Guterresin në postimin e tij.
“Më shumë se 30 të mitur, mes tyre një foshnjë 9 muajshe, si dhe të vegjël dhe fëmijë që panë prindërit e tyre duke u vrarë gjakftohtë,l po mbahen kundër vullnetit të tyre në Rripin e Gazës”,-tha ministri .
Ai shtoi se Hamasi është problemi në Gaza dhe jo veprimet e Izraelit për të eliminuar këtë organizatë terroriste./euronews.al
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...