Bloomberg raportoi se Elon Musk, CEO i Tesla-s, humbi 11 miliardë dollarë një ditë pas hyrjes në fuqi të tarifave të reja të shpallura nga administrata e Donald Trump. Musk, një mik i njohur i presidentit amerikan, ishte ndër miliarderët më të goditur në SHBA pas zbatimit të tarifave të reja.
Sipas të dhënave të Bloomberg, më shumë se gjysma e njerëzve që monitorohen nga indeksi i pasurisë u goditën me humbje të konsiderueshme pas shpalljes së tarifave. Pjesa më e madhe e 500 personave më të pasur në botë humbën gjithsej 208 miliardë dollarë brenda një dite.
Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe Mark Zuckerberg i Meta, gjithashtu pësuan humbje të mëdha. Ja çfarë ndodhi për disa prej miliarderëve më të mëdhenj të botës:
Elon Musk: Të enjten, një ditë pas shpalljes së tarifave, Musk humbi 11 miliardë dollarë. Në total, CEO i Tesla ka humbur 110 miliardë dollarë këtë vit deri më tani. Aksionet e Tesla-s ranë me 5.5% të enjten.
Jeff Bezos: Aksionet e Amazon ranë me 9% të enjten, duke i kushtuar Bezos 15.9 miliardë dollarë në pasuri personale.
Mark Zuckerberg: Zuckerberg, themeluesi i Meta, ka humbur 17.9 miliardë dollarë që nga shpallja e tarifave të reja, duke përbërë rreth 9% të pasurisë së tij. Që nga mesi i shkurtit, aksionet e Meta kanë rënë me rreth 28%.
Këto humbje janë pasojë e ndikimit të drejtpërdrejtë të tarifave të reja të vendosura nga administrata e Trump, të cilat kanë shkaktuar një tronditje të rëndësishme në tregjet financiare./euronews
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...