Kreu i MI5 ka dënuar shpërthimin “e neveritshëm” në një koncert të Ariana Grande në Mançester që vrau 22 vetë.
Në një deklaratë të rrallë, Andrew Parker ka thënë se të gjithë në agjencinë e inteligjencës mendojnë që shpërthimi ishte revoltues dhe se janë prekur nga ky akt, transmeton portali arbresh.info.
Agjencia gjithashtu konfirmoi se po punonte për të ndihmuar policinë në hetimin e saj.
Ekspertët e sigurisë thanë se sulmuesi ishte një njeri i vetëm i cili shpërtheu një bombë në një dalje midis stadiumit dhe Stacionit Viktoria, ndërsa turmat po largoheshin.
Kryeministrja Theresa May tha se sulmuesi “zgjodhi me dashje kohën dhe vendin për të shkaktuar viktima sa më shumë dhe për të vrarë e plagosur pa dallim”./Arbresh.info
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...