Ditën e nesërme (e Hënë) do të zhvillohet raundi i katër i bisedimeve Ukrainë-Rusi.
Agjencia e lajmeve ruse TASS, ka bërë të ditur se raundi i katër do të mbahet përmes një videokonference dhe jo duke u takuar në ndonjë vend siç kishin ndodhur tre raundet e kaluara, të cilët janë mbajtur në Bjellorusi, përcjell arbresh.info.
Megjithatë, takimet e kaluara mes delegatëve nuk ishin të frytshme, pasiqë nuk kanë mundur të bien dakord për ndonjë çështje,.
Nga ana e Rusisë, kërkohet që Ukraina ta njoh pavarësinë e dy rajoneve, Donetsk dhe Luhansk, si dhe njohjen e shkëputjes së Krimesë.
Ndërsa presidenti ukrainas Volodymir Zelenesky, ka hedhur poshtë tri kërkesat e parashtruara nga Rusia. /arbresh.info/
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...