Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është informuar për kundërpropozimet evropiane lidhur me Ukrainën, njoftoi kancelari gjerman Friedrich Merz.
Propozimet, të cilat thuhet se janë diskutuar në një bisedë telefonike me Trump, të mërkurën, lidhen kryesisht me lëshimet që Ukraina është e gatshme të bëjë në çështjen shumë të debatueshme të territoreve, raporton Merz, raporton The Guardian.
Njoftimi për kundërpropozimin vjen para videokonferencës së pasdites në kuadër të “koalicionit të të gatshmëve”.
Takimi do të fokusohet në përgjigjen e Evropës ndaj propozimit më të fundit të SHBA-së për të ndalur luftimet në Ukrainë. Sipas Francës, fokusi kryesor është se çfarë garancish sigurie vendet evropiane mund të ofrojnë./rtk
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje