Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emanuel Macron ranë dakord të martën për të krijuar një buxhet për zonën euro.
Ata e përshëndetën këtë marrëveshje si një “kapitull të ri” për monedhën e Bashkimit Europian, por nuk dhanë detaje të tjera, pasi ato do të përpunohen më vonë me anëtarët e vendeve të tjera të unionit.
Takimi i tyre parapërgatitor për samitin e BE-së më 28-29 Qershor, ishte quajtur “momenti i të vërtetës” nga ministri i Financave në Francë, për marrëdhëniet dypalëshe.
Kjo pasi Franca kishte kohë që i bënte presion Berlinit për të ndërmarrë disa reforma në Eurozonë, për t’i dhënë nxitje rritjes ekonomike dhe forcimit të monedhës së përbashkët.
Pas takimit palët deklaruan se ky buxhet do të nxiste ndjeshëm rritjen e konkurrencës ekonomike brenda bllokut, ndërsa thanë se masat pritet të shtrihen deri në vitin 2021./tch/
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...