Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë sot se dëshiron bashkëpunim të ngushtë me presidentin e zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, duke shtuar se dy vendet e tyre do të bëjnë çdo gjë që të formësojnë politikën evropiane.
“Ne do të bëjmë çdo gjë, jo vetëm për të ndihmuar Francën por edhe për të formësuar rrugën evropiane së bashku me Francën”, ka thënë Merkel në qytetin Aachen, që gjendet në kufi me Belgjikën.
Merkel do të takohet të hënën në Berlin me Merkelin, vetëm një ditë pasi të bëj betimin si president. Biseda pritet që të fokusohet në rëndësinë e marrëdhënieve me Francën dhe për rifllimin e projektit evropian./Arbresh.info/
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...