Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se edhe burrat duhet të përfshihen në debatin për barazinë.
“Sepse ne mund të arrijmë një pjesëmarrje të barabartë të grave për sa i takon të drejtës së tyre për punë, por vetëm nëse burrat do të jenë më shumë të përfshirë në punët e shtëpisë, në mbështetjen, kujdesin dhe edukimin e fëmijëve”, tha Merkel.
Përpara Ditës Ndërkombëtare të Grave, ajo theksoi se barazia nuk është çështje vetëm për gratë, por edhe për burrat.
Merkel tha se forcimi i barazisë midis grave dhe burrave mbetet një detyrë kryesore.
“Sot, 76% e grave mund të punësohen në grupmoshat përkatëse. Kjo është dukshëm më shumë se disa vjet më parë, por akoma më pak se ajo për burrat e së njëjtës moshë. Për ta është 84%”, tha Merkel.
Ende ka shumë për të bërë kur bëhet fjalë për gratë në poste drejtuese, gjithashtu në politikë midis anëtarëve të Bundestagut, kryetarëve të komunave dhe administratorëve.
Merkel theksoi se sot një pjesë e konsiderueshme e baballarëve marrin leje prindërore.
“Por, burrat që janë shtëpiakë duhet të kenë të njëjtat mundësi karriere si të tjerët që mund të mos e bëjnë këtë në të njëjtën masë”, theksoi ajo./atsh/
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...