Meghan Markle është parë duke gatuar e duke u shërbyer ushqim njerëzve të prekur nga tragjedia Kullës Grenfell. Në 14 qershor të vitit 2017, ndërtesa 24 katëshe mori flakë.

Tragjedia shkaktoi 72 viktima, duke përfshirë edhe 2 që vdiqën në spital më vonë. Mbi 70 të tjerë patën dëmtime në trup dhe 223 arritën të shpëtonin. Markle përfitoi nga rasti të promovonte edhe librin e gatimit për bamirësi.
Dukesha e Sussex ka kryer disa vizita të fshehta në zonë përpara martesës me princ Harry-n. Atje takoi një grup grash vullnetare që po gatuanin për miqtë, familjarët dhe fqinjët e prekur nga tragjedia. Kur zbuloi se këtë gjë gratë e bënin vetëm dy herë në javë për shkak të fondev, ajo sugjeroi një libër gatimi, ku paratë do të shkonin për të prekurit.
Tashmë Meghan e ka bërë dëshirën realitet. Ajo promovoi librin e saj të gatimit dhe dhe një video 3 minutëshe duke gatuar me gratë e tjera.
“Together është një libër, por edhe historia e një komuniteti që u mblodh në kuzhinë dhe zbuluan fuqinë shëruese të shpërndarjes së ushqimit,” tha Meghan për librin e saj.
Libri ndan mbi 50 receta të grave, komuniteti i të cilave u prek nga zjarri i Kullës Grenfell.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh