Një gjykatë në Australi mori vendim që disa media të paguajnë në total shumën prej 842 mijë dollarëve për shkeljen e urdhrit për mosraportim në rastin e ish-kardinalit të Vatikanit, George Pell, i cili akuzohej për abuzimit seksual me fëmijët.
12 mediat, kryesisht në pronësi të Nine Entertainment Co (NEC.AX) dhe Rupert Murdoch’s News Corp (NWSA.O), u deklaruan fajtorë në muajin shkurt për shkeljen e urdhrit që ndalonte raportimin mbi gjykimin dhe dënimin e ish-kardinalit pasi qeveria kishte rënë dakord që të hedhë poshtë të gjitha akuzat kundër gazetarëve dhe redaktorëve.
Gjykata Supreme dënoi mediat duke thënë se ato “derisa kanë shkelur këtë urdhër kanë ndikuar në zvogëlimin e qëllimit ose efikasitetit të tij duke raportuar informacione që ishin në kundërshtim me kushtet e këtij urdhri”.
Dënimi i Pell për abuzimin me dy fëmijë u rrëzua në muajin prill të vitit të kaluar pasi ai qëndroi në burg për më shumë se një vit. Ai është zyrtari më i lartë i Kishës Katolike që është dënuar me burgim për sulm seksual ndaj fëmijëve.
Raportimi mbi gjykimin dhe dënimin e tij u ndalua në vitin 2018 nga gjykata me arsyetimin për të siguruar se ish-kardinali do të ketë një gjykim të drejtë për akuzat me të cilat përballej e të cilat më poshtë u hodhën poshtë.
Pasi George Pell ishte dënuar në muajin dhjetor të vitit 2018, mediat e huaja kanë publikuar vendimin duke përfshirë edhe emrin e tij dhe akuzat me të cilat ngarkohej.
Mediat australiane më pas publikuan raporte ku thanë se nuk mund të mbulonin lajmet kryesore për një person të paidentifikuar të profilit të lartë./Klankosova.tv
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...