Më shumë se 6,000 të vdekur nga fruthi

08:34 | 8 Janar 2020

Numri i personave të vdekur nga fruthi në Republikën Demokratike të Kongos ka kaluar 6,000, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH thotë se kjo epidemi ishte më e shpejta dhe më e madhja në botë, transmeton portali arbresh.info.

Rreth 310,000 raste të dyshuara të fruthit janë raportuar që nga fillimi i vitit 2019, thotë OBSH.

Qeveria Kongoleze dhe OBSH filluan një program të vaksinimit urgjent shtatorin e kaluar.

Më shumë se 18 milionë fëmijë nën pesë vjeç u vaksinuan në të gjithë vendin në vitin 2019, thotë OBSH.

Por infrastruktura e dobët, sulmet ndaj qendrave shëndetësore dhe mungesa e aksesit të kujdesit shëndetësor rutinë kanë penguar të gjitha përpjekjet për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Secili në 26 provincat e vendit ka raportuar raste të fruthit që kur shpërthimi u shpall në qershor të vitit të kaluar.

Përhapja e fruthit në DR Kongo ka marrë jetë dy herë më shumë njerëz sesa Ebola në vendin e Afrikës Qendrore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara