Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bejrut, Liban, ka bërë të ditur se “do të jetë e mbyllur deri në njoftimin e ardhshëm”.
Sipas njoftimit, të gjitha terminet e rregullta dhe ato urgjente konsullore janë anuluar.
Bejruti dhe disa pjesë të Libanit jugor janë goditur nga sulmet izraelite ditëve të fundit.
Izraeli thotë se ato janë kundërpërgjigje ndaj sulmeve nga Hezbollahu, grup me bazë në Liban që mbështetet nga Irani.
Ky njoftim vjen pas mbylljes së një ambasade tjetër amerikane, në Kuvajt, si dhe misionit diplomatik në Riad të Arabisë Saudite, pas goditjes me dron.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu e evakuuan ambasadën në Jordani të hënën, pasi disa shpërthime u dëgjuan afër saj.
Osmani bashkë me Avdylin në Gjonaj të Hasit: Me dokin, po u ...
Fitore e madhe e Llapit, Ballkani i jep fund garës për titul...
Ferizaj fiton një pikë të artë në sekondat e fundit ndaj Gji...
Trump: Do të tërheq mbi 5000 trupa amerikane nga Gjermania
Drenica fiton në frymën e fundit ndaj Dukagjinit
Papa Leo shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit