Uruguai është pajtuar të ekstradojë trafikantin famëkeq të drogës të njohur si “mbreti i kokainës në Milan” në Itali.
Rocco Morabito është arrestuar vitin e shkuar në qytetin bregdetar të Punta del Este, ku ai ishte duke jetuar prej 10 vjetësh me një identitet të rremë, transmeton portali arbresh.info
Kreu i dyshuar i bandës kriminale të Ndraghetës është në listën e më të kërkuarve të Italisë që nga viti 1995.
Gjyqtari, një specialist i krimit të organizuar, miratoi ekstradimin më herët gjatë javës dhe shtypi uruguaian mori konfirmimin e tij të premten.
Gazeta El País e Uruguait raporton se ai u ekstradua në bazë të dënimeve të mëparshme për lidhje me krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës – lëshuar në mungesë – sesa për një gjykim të ri.
Avokati i Morabitos i tha gazetës se ka në plan të apelojë vendimin mbi bazën se traktati i ekstradimit midis dy vendeve nuk mbulon dënimet e bëra në mungesë.
Banda e Ndrangheta kontrollon rreth 80% të tregtisë së kokainës në Evropë. Policia thotë se Morabito ishte pas kontrabandës së qindra kilogramëve të kokainës nga Brazili në Itali./Arbresh.info/
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...