Mbretëria e Bashkuar ka filluar të tërheqë stafin nga ambasada britanike në Ukrainë mes paralajmërimeve për një pushtim rus.
Zyrtarët thanë se nuk ka pasur kërcënime specifike për diplomatët britanikë, por rreth gjysma e stafit që punon në Kiev do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Një hap i tillë vjen pasi SHBA urdhëroi të afërmit e stafit të ambasadës së saj të largoheshin nga Ukraina, duke thënë se një pushtim rus mund të vijë “në çdo kohë”.
Rusia ka mohuar të ketë ndonjë plan për veprim ushtarak në Ukrainë.
Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi gjithashtu njerëzit që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe Rusi për shkak të tensionit të vazhdueshëm dhe “potencialit për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë”.
“Ka raportime se Rusia po planifikon një veprim të rëndësishëm ushtarak kundër Ukrainës”, është thënë nga Departamenti i Shtetit.
Megjithatë, lëvizja është një masë paraprake dhe asgjë specifike mendohet të ketë shkaktuar vendimin. /arbresh.info/
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...