Mbretëresha Elizabeth II, e cila u detyrua të humbiste hapjen tradicionale zyrtare në parlament në fillim të kësaj jave është parë sërish në publik në një shfaqje kuajsh afër shtëpisë së saj.
Për 96-vjeçaren, ky është eventi i preferuar, i cili nisi ditën e enjten dhe do të zgjasë deri të dielën në Royal Windsor.
Nga një foto e shkrepur në drejtim të makinës së saj, monarkja u shfaq e buzëqeshur në sediljen e pasagjerit. E veshur me një pulovër dhe këmishë me jakë, ajo kishte vendosur edhe buzëkuqin e saj rozë të ndezur.
Pjesmarrësit dukeshin po aq të emocionuar kur e panë atë në ngjarjen e dashur edhe nga bashkëshorti i saj Princi Philip, i cili ndërroi jetë Prillin e kaluar në moshën 99-vjeçare.
Jeta publike e Mbretëreshës është kufizuar nga problemet e shëndetësore. Ajo e ka patur të vështirë të qëndrojë në këmbë për periudha të gjata dhe kjo është arsyeja pse ajo është parë duke përdorur së fundmi me një bastun./klan.al/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...