Numri i viktimave me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën pesë milionë, në më pak se dy vjet për shpërthimit të pandemisë.
Së bashku, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Brazili, përbëjnë një të tetën e popullsisë në botë, por gati gjysmën e të gjitha vdekjeve nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.
Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 740,000 jetë të humbura, më shumë se secili komb tjetër.
“Ky është moment përcaktues në jetën tonë”, ka thënë Albert Ko, specialist për sëmundje infektive në Shkollën për Shëndet Publik të Universitetit Yale.
“Çfarë na duhet të bëjmë për të mbrojtur veten, në mënyrë që të mos regjistrojmë edhe pesë milionë?”
Numri i viktimave, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, është i barabartë me popullsitë e kombinuara të Llos Angjellesit dhe San Franciskos.
Në nivel global, koronavirusi tani është shkaktari i tretë që çon në vdekje, pas sulmit në zemër dhe goditjes në tru.
Shifrat zyrtare konsiderohen se janë më të ulëta sesa gjendja reale, për shkak të testimeve të kufizuara në disa vende dhe mosraportimit të vdekjeve nëpër spitale, në vendet e varfra./REL/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...