Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 76 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 76.013.851 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 17.888.353 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (10.004.825), Brazili (7.163.912), Rusia (2.791.220), Franca (2.442.990), Turqia (1.982.090), Britania e Madhe (1.977.167), Italia (1.921.778), Spanja (1.817.448), Argjentina (1.531.374), Kolumbia (1.482.072), Gjermania (1.469.991), Meksika (1.301.546), Polonia (1.182.864) dhe Irani (1.145.651).
Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën jetën e kanë humbur 1.681.255 persona ndërsa 53.282.158 janë shëruar duke mposhtur virusin.
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...
Gjobë 500 euro ndaj një qytetari për hedhje të paligjshme të...
Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit
Një zyrtar në Shkodër goditet me mjete të forta në kokë, pol...
Abdixhiku: Po të kishim ambicie për pozita do të kishim marr...
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...