Mbi 5000 izraelitë janë plagosur që nga fillimi i luftës, thotë ministria e Shëndetësisë izraelite.
Numri total i personave të plagosur në Izrael që nga fillimi i konfliktit ka tejkaluar 5000, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë izraelite.
Sipas një përditësimi në rrjetet sociale, ky numër ishte 5,165, duke përfshirë 247 plagosje të reja gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria tha se 106 persona ndodhen aktualisht në spital, prej të cilëve 12 janë në gjendje serioze, shkruan skynews.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se disa raketa u lansuan drejt qytetit të Haifa, por nuk u raportuan të plagosur.
Gjatë ditës janë bërë gjithashtu disa paralajmërime për raketa në Telegram. /Telegrafi/
Dyshohet se u vodh në Gjermani, sekuestrohet një veturë në v...
Kreu i ‘Dardanëve’ zbulon vendin ku takohen tifo...
Ky është Bejtullah Isufi, dyshohet se u dogj duke djegur mbe...
Ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk, rivarroset në Krushë të Vog...
KFOR-i kryen inspektim të sigurisë në minierën e Trepçës
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...