Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka kaluar shifrën 2,5 milion, përkatësisht 2,557,993 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 177,688.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 45,343 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 24,648 viktima, Spanja me 21,282, Franca me 20,796 dhe Britania me 17,337.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve ka arritur në 4,632.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 695,336 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,6 milion raste aktive që presin të shërohen. /arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...