BE do të propozojë shpejt, më shumë sanksione ndaj Iranit, për shkak të shtypjes së tmerrshme të protestave antiqeveritare në mbarë vendin.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian do të kërkonte të vendoste më shumë sanksione ndaj autoriteteve iraniane për shkak të shtypjes së protestuesve.
Në një postim në X, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se numri në rritje i viktimave ishte i tmerrshëm, ndërsa kritikoi përdorimin e tepërt të forcës dhe kufizimin e vazhdueshëm të lirisë.
“BE tashmë ka sanksionuar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike – forcën paraushtarake që është besnike ndaj Udhëheqësit Suprem të Iranit dhe mbështet parimet fundamentaliste të regjimit – në tërësinë e saj si pjesë e sanksioneve të bllokut për të drejtat e njeriut”, tha Von der Leyen.
Von der Leyen dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do të propozojnë “shpejt” më shumë sanksione mbi personat që janë përgjegjës për shtypjen e protestave.
“Ne qëndrojmë me popullin e Iranit që po marshon me guxim për lirinë e tij”, tha Von der Leyen.
Grupi i të drejtave të njeriut Iran Human Rights (IHRNGO) me qendër në Oslo tha se të paktën 648 persona ishin vrarë që nga shpërthimi i protestave në dhjetor.
IHRNGO tha se numri i viktimave shkon në mbi 6 000, ndërsa besohet se më shumë se 10 000 protestues janë arrestuar.
Irani është përfshirë që nga 28 dhjetori nga vala më e madhe e protestave ndër vite.
Ajo që filloi si protesta e bizneseve pas një rënieje të ndjeshme të vlerës së rialit iranian dhe vështirësive ekonomike në rritje, shpejt u shndërrua në demonstrata mbarëkombëtare kundër sundimtarëve islamikë të vijës së ashpër të vendit.
Dhuna kundër protestuesve ka rindezur një debat në BE në lidhje me klasifikimin e mundshëm të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si një organizatë terroriste.
Qeveria në Berlin tha dje se Gjermania ishte e përkushtuar për të arritur një marrëveshje për këtë çështje.
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...
Tragjedi në Austri: Vdesin tre skiatorë, u bllokuan nga orte...
Pamje nga momenti kur Altin Ndoci dërgohet drejt spitalit pa...
Rusia dënon kërcënimet e SHBA ndaj Iranit
Mbi 300 kërkesa për kompensim të dëmeve nga vërshimet në Kom...
Mbyllet ura në segmentin e rrugës Drenas-Shtrubullovë-Krajko...