Shefi i Pentagonit, Jim Mattis, nuk mendon njejtë sikur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili që nga koha e fushatës parazgjedhore dhe pas zgjedhjes së tij si president ka sulmuar mediat që kanë shkruar kundër tij dhe politikave të tij.
“Nuk mendoj që mediat e lira janë ‘armiku i popullit. Unë personalisht nuk kam asgjë me mediat”, ka thënë Mattis, transmeton portali arbresh.info.
Mattis, një gjeneral në pension dhe një nga zërat më me ndikim në kabinetin e Trump, nuk e përmend emrin e shefit të tij, edhe pasi ka marrë pozicion krejt ndryshme nga ai.
“Nuk më shqetëson shtypi. Nuk jam në elektorat që të merrem me ta”, shtoi ai. “Mirësevini në demokraci”, tha ai.
Ai këto komente i bëri pas takimit me liderët europianë gjatë një konference të sigurisë në Mynich, Gjermani./Arbresh.info
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...