Franca është përballur me 4 fundjava protestash tejet të dhunshme, që nisën si demonstrata paqësore kundër rritjes së çmimit të karburanteve.
Masat e njoftuara nga Presidenti Emmanuel Macron, për të qetësuar një valë protestash në Francë, do t’i kushtojnë rreth 8-10 miliardë euro buxhetit të vendit, tha një zyrtar të hënën.
“Kostoja është midis 8 dhe 10 miliardë euro”, tha Oliver Dussopt, ministër për llogaritë publike, në BFM TV. “Ne jemi në një proces mirë-rregullimi dhe po shohim mundësitë se si ta financojmë”.
Macron njoftoi më parë të hënën rritjet e pagave për punëtorët më të varfër dhe shkurtimet e taksave për pensionistët në koncesione të mëtejshme që synonin të çaktivizonin javë protesta shpesh të dhunshme që e sfiduan autoritetin e tij, transmeton “Tch”.
Franca është përballur me 4 fundjava protestash tejet të dhunshme, që nisën si demonstrata paqësore kundër rritjes së çmimit të karburanteve, por më pas u përshkallëzuan si pakënaqësi ndaj kostos së jetesës dhe problemeve të tjera, përfshi kundërshtimin e politikave të Macronit.
Vetë presidenti francez reagoi mbrëmjen e të hënës, duke dalë në një deklaratë televizive, ku e cilësoi të drejtë irritimin e tyre dhe njoftoi një sërë masash sociale, duke filluar nga rritja me 100 euro e pagës minimale në vend.
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte...
Kurti uron KF Lepencin dhe paralajmëron renovimin e stadiumi...
E rëndë në Turqi: 30-vjeçarja humb jetën pasi bie nga kati i...
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...