Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti “ditë të madhe për Izraelin”, akordin e arritur me Hamasin për lirimin e pengjeve.
Do të mbledh qeverinë për të miratuar marrëveshjen dhe për t’i sjellë në shtëpi të gjithë pengjet tanë të dashur. Falënderoj ushtarët heroikë të IDF-së e të gjitha forcat e sigurisë; falë guximit dhe sakrificës së tyre, kemi arritur këtë ditë.
Falënderoj nga zemra presidentin Trump dhe ekipin e tij për përkushtimin e tyre ndaj këtij misioni të shenjtë për lirimin e pengjeve tanë.
Me ndihmën e Zotit, së bashku do të vazhdojmë të arrijmë të gjitha objektivat tona e të zgjerojmë paqen me fqinjët.
Ndërkaq, Hamasi u shpreh:
Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e vëllezërve tanë dhe ndërmjetësve në Katar, Egjipt e Turqi dhe gjithashtu çmojmë përpjekjet e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës plotësisht e për të arritur tërheqjen e plotë të okupatorit nga Rripi i Gazës, tha Hamasi në një deklaratë.
Ne i bëjmë thirrje presidentit Trump, shteteve garantuese të marrëveshjes dhe të gjitha palëve arabe, islame e ndërkombëtare, të detyrojnë qeverinë pushtuese të zbatojë plotësisht detyrimet e saj sipas marrëveshjes e të mos lejojnë shmangien apo vonesën e zbatimit të asaj që është rënë dakord.
Ne përshëndesim popullin tonë të madh në Rripin e Gazës, në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor, në mbarë atdheun dhe diasporën, që kanë treguar nder, guxim e heroizëm të pashoq, duke u përballur me projektet fashiste të okupimit që kanë synuar ata dhe të drejtat e tyre kombëtare. Këto sakrifica e qëndrime të palëkundura kanë penguar planet e Izraelit për nënshtrim dhe zhvendosje.
Ne theksojmë se sakrificat e popullit tonë nuk do të jenë të kota e se do të mbetemi besnikë ndaj premtimit tonë, për të mos braktisur kurrë të drejtat kombëtare të popullit tonë deri në arritjen e lirisë, pavarësisë e të vetëvendosjes.
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...