Drejtori gjeneral i Facebook Mark Zuckerberg ka provuar t’i sqarojë komentet e tij rreth mohimit të Holokaustit, transmeton arbresh.info.
Gjatë ditës së djeshme, gjatë një interviste të tij, në pyetjen se a duhet të largohen faqet anti-Semite, ai ka thënë që “Nuk besoj që platforma jonë duhet t’i largojë sepse ka gjëra që njerëzit e ndyshëm i kuptojnë gabim.”
“Nuk besoj që I kuptojnë gabim me qëllim” ka shtuar ai gjatë intervistës.
Komentet e tij kanë bërë bujë dhe ka pasur reagime të shumta kundër tij.
“Mohimi I Holokaustit është shprehje e urrejtjes dhe e keqdashjes ndaj hebrenjve” ia ka kthyer Jonathan Greenblat, drejtor i Anti-Defamation League.
Ai ka shtuar se “Facebook-u ka detyrë morale dhe etike që të mos ta lejojë diskriminimin e këtyre etnive”.
Pas këtyre reagimeve Marku ka shkruar: “Unë për vete i marr shumë ofenduese mohimet e Holokaustit dhe nuk kam dashur t’i mbroj njerëzit që e mohojnë atë”.
Gjithsesi pavarësisht këtyre reagimeve platformat anti-semite ende qëndrojnë në Facebook.
Facebook në një deklaratë ka thënë që në muajt në vazhdim do ta kontraktojë një kompani të tretë për t’i larguar këto faqe dhe faqet që përhapi dhunë./Arbresh.info/
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...
Kurti: Hamza e Abdixhiku s’mu përgjigjën mbrëmë – kur unë ka...
E ardhmja e Alisson në pikëpyetje, Juventusi tërhiqet –...