Marinsat amerikanë janë rikthyer në provincën Helmand të Afganistanit.
Tre vjet pasi NATO përmbylli misionin e saj luftarak në Afganistan, marinsat janë dislokuar përsëri në këtë provincë të trazuar, të njohur si rajon i kultivimit të lulëkuqes që përdoret për prodhimin e heroinës.
Marinsat janë kthyer në zonë jo në kapacitete luftarake, por për të stërvitur, këshilluar dhe mbështetur forcat afgane të sigurisë që përleshen me kryengritësit talebanë.
Ata u rivendosën dje në Helmand një ditë pasi Talibani njoftoi fillimin e ofensivës së pranverës kur kryengritësit intensifikojnë luftimet.
Në fillim të këtij muaji ushtria afgane pësoi një goditje të rëndë kur ekstremistë të veshur si ushtarë afganë u futën në një bazë ushtarake dhe vranë 135 vetë, pjesa më e madhe personel ushtarak. /zeri amerikes/
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...