Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut e ka refuzuar kërkesën e Ambasadës së Rusisë për miratim special për shfrytëzimin e hapësirës ajrore për fluturim deri në Beograd, pasi që Qeveria tanimë ka miratuar vendim të përgjithshëm për mbylljen e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut për aviotransportuesit në pronësi të Federatës së Rusisë, kumtojnë nga MPJ.
Bëhet fjalë për avionin me të cilin ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Llavrov do të duhej të arrijë në Beograd në vizitë dyditore në Serbi. Kërkesën për shfrytëzim të hapësirës ajrore ia kanë refuzuar edhe Bullgaria dhe Mali i Zi.
Ministri rus, sot dhe nesër në Serbi do të duhej të takohej me presidentin Aleksandar Vuçiq, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Selakoviq, kryetarin e Kuvendit, Ivica Daçiq dhe kryepeshkopin e KOS-it, patriarkun Porfirij, shkruan portalb.
Më 27 shkurt, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendim për t’iu bashkëngjitur vendeve tjera nga BE në ndalesën për aviokompanitë ruse që ta shfrytëzojnë hapësirën ajrore të shtetit.
Fakte për shtetin e 121-të që e njeh Kosovën
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...