Malajzia do të shtrijë programin e saj të vaksinimit falas për të gjithë të huajt që banojnë në vend, duke përfshirë studentët, refugjatët dhe migrantët që janë pa dokumenta.
Vendi pritet të fillojë shpërndarjen e vaksinave në fund të këtij muaji, duke synuar të mbulojë të paktën 80% të popullsisë së saj, që përbëhet nga 32 milionë banorë, transmeton portal arbresh.info
“Një mjedis i sigurtë pa Covid-19 mund të arrihet vetëm kur imunizohen sa më shumë banorë të Malajzisë”, tha komiteti qeveritar për furnizimin me vaksina në një deklaratë.
“Gjatë një pandemie, sigurimi i vaksinave është një hap humanitar”, thuhet tutje në deklaratë.
Megjithatë, autoritetet kanë theksuar se përparësi do të ketë banorët e Malajzisë për t’u vaksinuar të parët, shkruan Guardian.
Malajzia ka parë një rritje të lartë të infeksioneve me koronavirus gjatë javëve të fundit, pasi kishte frenuar kryesisht epideminë gjatë vitit të kaluar.
Malajzia ka regjistruar 250 mijë raste me koronavirus, duke përfshirë edhe 923 vdekje./arbresh.info/
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...