Votuesit në Venezuelë po votojnë në zgjedhjet presidenciale, të cilat pritet t’i fitojë presidenti aktual, Nicolas Maduro. Mandati i presidentit në Venezuelë është gjashtë vjeçar.
Shumë analist presin që në zgjedhjet e sotme, dalja të jetë e ulët, pas bojkotit nga partia kryesore opoziare dhe denoncimeve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe 14 shtetet e Amerikës Latine.
Maduro, 55-vjeçar, po përballet me tre kandidatë, të cilët nuk kanë gjasa reale që të fitojnë.
Koalicioni opozitar Bashkimi Demokratik, u ka bërë thirrje votuesve që të bojkotojnë zgjedhjet, duke i quajtur ato “farsë”.
Maduro e proklamon veten si trashëgimtar të “Chavismit”, një lëvizje politike që nisi nga paraardhësi i tij, Hugo Chavez, i cili vdiq më 2013.
Zgjedhjet në Venezuelë vijnë në kohën kur shteti gjendet në një krizë ekonomike dhe sociale.
Inflacioni pritet të arrijë në 13,000 për qind këtë vit, dhe ekonomia pritet të tkurret për 15 për qind gjatë 2018-s, thonë gjetjet e publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Mungesa e ushqimit, barnave dhe produkeve kryesore, ka detyruar qindra mijëra shtetas të Venezuelës të largohen për në shtetet fqinje.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...