Nicolas Maduro njoftoi se është kërcënuar me vdekje në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vend.
Presidenti i Venezuelës, Maduro ka pohuar se ka ndryshuar vendvotimin pasi kishte informacione se do të vritej, transmeton Telegrafi.
“Kam ndryshuar vendin tim të votimit sepse kam marrë informacion konfidencial nga shërbimi inteligjent kolumbian se vrasja ime po përgatitej ditën e zgjedhjeve”, shkroi ai në llogarinë personale në Twitter.
#EnVivo ? | Rueda de Prensa con Medios de Comunicación Internacionales para dar el balance de las Elecciones Parlamentarias 2020. https://t.co/thygLPbcYV
— Nicolás Maduro (@NicolasMaduro) December 8, 2020
Zgjedhjet parlamentare të Venezuelës u mbajtën më 6 dhjetor, ku rezultatet e saja po kontestohen edhe shtetet BE-së dhe SHBA-ja.
Sipas të dhënave paraprake nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve të Venezuelës, Aleanca Socialiste “Patriotik i Madh Plus Simon Bolivar” po udhëheq zgjedhjet me 67.6 për qind të votave.
Vendi i dytë i takoi Aleancës Demokratike me 17.95 përqind të votave, ku në zgjedhje kishin dal vetëm 31 për qind e njerëzve që kanë pasur të drejtë të votojnë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit