Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se nuk ka plan B për marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe ka shtuar se SHBA-të duhet të qëndrojnë në marrëveshje për aq kohë sa nuk ka alternative më të mirë.
Në një intervistë për Fox News, Macron tha se Franca, SHBA-të dhe aleatët tjerë do të kenë një rol shumë të rëndësishëm në rindërtimin e Sirisë, pasi ata mposhtën Shtetin Islamik, transmeton portali arbresh.info.
Macron gjatë vizitës së tij në SHBA do të diskutojë me homologun amerikan Donald Trump mbi marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Ata do të diskutojnë edhe mbi sulmin e përbashkët ushtarak në Siri, i cili erdhi si përgjigjje kundër një sulmi të dyshuar me armë kimike në Douma.
Marrëveshja e vitit 2015 e arritur mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe pesë fuqive të tjera botërore shtynë programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1