Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Franca nuk do të dëshironte të shpërthente “Luftën e Tretë Botërore” për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, por është gati të hapë diskutime për vendosje të armëve bërthamore në Evropë.
Gjatë një interviste të dhënë për AFP-në, Macron ka thënë se, “duhet ta ndihmojmë Ukrainën të mbrohet, por nuk duam të shpërthejmë një Luftë të Tretë Botërore”.
Megjithatë, bëhet e ditur se Macron ka thënë se Franca është e gatshme të nisë diskutime me vendet e tjera evropiane për “vendosjen e avionëve luftarakë francezë të armatosur me armë bërthamore në territoret e tyre, ashtu siç bën Shtetet e Bashkuara.”
“Amerikanët kanë bomba në avionë në Belgjikë, Gjermani, Itali, Turqi,” ka thënë Macron, duke treguar që është i gatshëm të hapë këtë diskutim.
“Ne jemi të gatshëm të hapim këtë diskutim. Do ta përcaktoj kornizën në një mënyrë shumë specifike në javët dhe muajt në vijim,” ka shtuar ai.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...