Komisioni Evropian njoftoi dje të premten se ka ndarë 16 milionë euro për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt për të ofruar shërbime shëndetësore dhe arsimore.
Shumë qeveri të vendeve që janë ndër financuesit kryesorë të agjencisë, e cila koordinon pothuajse të gjithë ndihmat humanitare të shpërndara në Rripin e Gazës, kanë pezulluar pagesën e fondeve.
Megjithatë, disa të tjerë vendosën të rifillojnë pagesat.
Komisioni ka njoftuar gjithashtu se do të ndajë 25 milionë euro të tjera për Autoritetin Palestinez, një shumë që do të lejojë, veçanërisht, të paguajë pagat dhe pensionet e nëpunësve civilë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ky është kësti i dytë prej 118.4 milionë euro i rënë dakord për t’i ofruar ndihmë Autoritetit Palestinez nga BE në dhjetor 2023. Kësti i parë, gjithashtu në vlerë prej 25 milionë euro, u pagua në mars./abcnews.al/
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...