Edhe pse është njëri prej eventeve më të shumëpritura të vitit për to, kishat në Betlehem kanë vendosur të anulojnë festimin e Krishtlindjeve këtë vit në shenjë proteste ndaj luftës në Gazë.
Qyteti palestinez, që njihet si vendlindja e Krishtit, do të jetë i zymtë për festa e nuk do të ketë as show dritash, as fishekzjarrë e as bredh Krishtlindjesh. Tre kishat kryesore, Kisha Ortodokse Greke, Armene dhe Katolike, janë pajtuar të mbajnë vetëm ceremoni fetare.
“Këtë vit do të jetë krejtësisht ndryshe. Nuk do të ketë drita festive, e as bredh festiv. Do të mbajmë zi për të vrarët në Gazë. Këtu mbretëron një atmosferë pikëllimi të thellë dhe të gjitha kishat kanë vendosur të mbajnë vetëm shërbime fetare për Krishtlindje”, u shpreh zëdhënës i Patriarkanës Ortodokse greke, Jeruzalem, Issa Musleh.
Në Bethlehem zhvillohet zakonisht një prej festimeve më të rëndësishme të Krishtlindjeve në botë. Çdo vit qyteti ndriçohet me mijëra drita dhe zbukurohet me një nga pishat më të larta të Krishtlindjeve në Tokën e Shenjtë. Por që kur ka nisur lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, kishat në Bethlehem kanë pranuar vetëm besimtarët vendas.
Turistët dhe pelegrinët janë larguar, çka ndikoi ndjeshëm tek ekonomia e qytetit, që mbështetet shumë tek turizmi. Tregtarët të ndryshëm u pajtuan me situatën e zymtë, por e konsiderojnë të tepruar që të mos ketë as bredh Krishtlindjesh, edhe pse sërish shprehen të trishtuar nga zhvillimet në Gaza./tch
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...