Hamasi u ka paraqitur ndërmjetësuesve një propozim për armëpushim në Gaza, i cili përfshin një fazë të parë të lirimit të grave, fëmijëve, të moshuarve dhe pengjeve të sëmurë izraelitë në këmbim të lirimit të 700-1000 të burgosurve palestinezë, raporton Reuters.
Lirimet do të përfshijnë 100 të burgosur palestinezë që vuajnë dënimin e përjetshëm në burgjet izraelite dhe lirimin e “rekruteve femra” izraelite. Hamasi tha se do të binte dakord për një datë për një armëpushim të përhershëm pas shkëmbimit fillestar të pengjeve dhe të burgosurve, sipas propozimit.
Një afat kohor për një tërheqje izraelite nga Gaza do të arrihet pas fazës së parë, tha Hamasi në propozimin e tij. Grupi militant islamik palestinez thekson se të gjithë të arrestuarit nga të dyja palët do të lirohen në një fazë të dytë të planit./abcnews.al
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...