Britania tha se do të dërgojë edhe një anije luftarake në Gjirin Persik për të mbrojtur lirinë e navigimit në rajonin e tensionuar.
“Britania qëndron gjithmonë e gatshme për të mbrojtur lirinë e navigimit kurdo që vihet në provë”, tha Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace.
Ministria e Jashtme tha se anija e tretë do t’i bashkohet dy anijeve të tjera që tanimë qëndrojnë në Ngushticën e Hormuzit për të mbrojtur anijet me flamuj britanik shkruan REL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare që të mbrojnë interesat e tregtisë përmes anijeve në Gjirin Persik kundër kërcënimeve dhe ndërhyrjeve joligjore.
Uashingtoni fajëson Iranin për disa sulme ndaj anijeve britanike në zonën më të famshme në botë që shfrytëzohet si transit për bartjen e naftës. Teherani kishte mohuar akuzat.
Zyrtarët iranianë së fundi thanë se “prezencat e huaja” në rajon mund të destabilizojnë situatën.
Gjenerali i Marinës amerikane Joseph Dunford, i tha gazëtarëve muaj më parë se SHBA po tenton të formojë një koalicion ushtarak për të mbrojtur interesat strategjike të tregtisë në kohën e rritjes së tensioneve me Teheranin.
Tensionet në mes të Londrës dhe Teheranit janë rritur pas konfiskimit të anijeve britanike nga ana e Iranit më 4 korrik, nën dyshimet për bartjen e naftës për në Siri, në kundërshtim të ligjeve evropiane.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...