Lituania mbyll dy pikëkalime kufitare me Bjellorusinë. Kurse Suedia nis hetime për shkeljen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Qeveria lituaneze njoftoi se ka mbyllur dy nga gjashtë pikat kufitare me Bjellorusinë. Ajo e justifikoi këtë hap me “rrethana gjeopolitike”.
Lituania kufizohet në lindje me Bjellorusinë, ku mercenarët rusë të grupit Wagner gjetën strehim pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në muajin qershor.
Ky vend baltik ka kufi edhe me eksklavën ruse të Kaliningradit.
Suedia nis hetimet për shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë
Qeveria suedeze dyshon se rritja e eksporteve në vendet fqinje me Rusinë është tregues për shkelje të sanksioneve. Ministria e Jashtme në Stokholm njoftoi se Enti Kombëtar i Tregtisë është ngarkuar të nisë hetimet.
Në shkurt të vitit 2022 Suedia ashtu si shumë vende të tjera vendosi pas sulmit rus ndaj Ukrainës sanksione dhe masa të tjera ndëshkuese ndaj Rusisë që synojnë të godasin ekonominë ruse./DW
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej