Gazetari dhe regjisori italian, Gabriele Del Grande, i cili u arrestua nga autoritetet turke dy javë më parë, është liruar, njoftoi sot ministri i Jashtëm italian, Angelino Alfano.
Del Grande u ndalua pranë kufirit sirian më 9 prill. Ai ndodhej në Turqi për të intervistuar refugjatët sirianë për një libër rreth luftës në Siri dhe grupin terrorist të Shtetit Islamik.
Ai u ndalua pa akuzë dhe nuk u lejua të kishte kontakt me një avokat apo personelin e konsullatës italiane.
Me origjinë nga Toskana, Gabriele Del Grande është autor i një dokumentari të njohur “Në anën e nuses”, historia e një grupi refugjatësh sirianë që kalojnë përgjatë Evropës duke falsifikuar një dasëm.
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...
250-vjetori i SHBA-së: Trump paralajmëron tubimin më të madh...
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...
Protesta kundër projektit në Zvërnec vazhdon për të gjashtën...