
The World Health Organization in Geneva has faced criticism from President Trump over its handling of the pandemic.
Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk beson se shpërthimi i lisë së majmunit jashtë Afrikës kërkon vaksinim masiv.
Richard Pebody, i cili drejton ekipin e patogjenëve me kërcënim të lartë në OBSH në Europë, tha për Reuters se furnizimet e menjëhershme të vaksinave dhe antiviralëve janë relativisht të kufizuara, transmeton portal arbresh.info
Komentet e tij erdhën pasi Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se ishte në proces të lëshimit të disa dozave të vaksinës Jynneos për përdorim në rastet e lisë së majmunit.
Qeveria e Gjermanisë tha të hënën se po vlerësonte opsionet për vaksinimet, ndërsa Britania ua ka ofruar ato disa punonjësve të kujdesit shëndetësor.
Masat parësore për të kontrolluar shpërthimin janë gjurmimi i kontaktit dhe izolimi, tha Pebody, duke vënë në dukje se lija e majmunit nuk është një virus që përhapet lehtë dhe se deri me tani nuk ka shkaktuar sëmundje serioze.
“Vaksinat e përdorura për të luftuar linë e majmunëve mund të kenë disa efekte anësore të rëndësishme”, shtoi ai.
Shumica e rasteve të konfirmuara nuk kanë asnjë lidhje me udhëtimet në Afrikë, gjë që sipas zyrtarit të OBSH-së, mund të ketë raste tjera të pazbuluara.
“Pra, ne po shohim vetëm majën e ajsbergut,” i tha ai Reuters.
Duke pasur parasysh ritmin e shpërthimit dhe mungesën e qartësisë rreth asaj që e shtyn atë, kanë rritur edhe shqetësimet se ngjarjet dhe festat e kësaj vere të përkeqësojnë më shumë gjërat./arbresh.info/
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...