Ligjvënësit gjermanë nga mbarë spektri politik akuzuan partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), për përhapje të propagandës ruse dhe për minim të sigurisë së Gjermanisë.
Debati parlamentar i 11 prillit u thirr pas raportimeve për fushatë dezinformuese ruse dhe raportimeve për lidhje të mundshme të kësaj fushate me politikanët nga AfD-ja.
Qeveria e Çekisë ka vendosur sanksione ndaj platformës proruse në internet, Zëri i Evropës (VoE). Ky rrjet kihte publikuar intervista me politikanët e AfD-së, Petr Bystron dhe Maximilian Krah.
Gazeta çeke, Denik N, citoi ministra të paidentifikuar dhe zyrtarë të inteligjencës, që raportohet se thanë se Bystron mund të ketë pranuar para nga platforma proruse.
Bystron ka mohuar akuzat.
Irene Mihalic, politikane nga Partia e Gjelbër, tha se AfD-ja paraqet rrezik të sigurisë për shtetin gjerman.
Edhe pse Bystron mund të gëzojë nga prezumimi i pafajësisë, tha ajo, partia si tërësi e ka bërë të qartë se ku qëndron ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
“Qoftë nëse është paguar ose jo, zonja dhe zotërinj, sa i përket lidhjeve të AfD-së me Rusinë e Putinit, kjo parti që një kohë të gjatë ka humbur pafajësinë e saj”.
Politikanët nga Socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD), Të Gjelbrit, Demokratët e Lirë, CDU/CSU nga qendra e djathtë, që të gjithë kritikuan udhëtimet e politikanëve të AfD-së në Rusi dhe Bjellorusi në cilësinë e vëzhguesve zgjedhorë dhe vizitat në Ambasadën ruse në Berlin.
Ata po ashtu akuzuan AfD-në se po përhap propagandën e luftës të Rusisë.
Dirk Wiese nga SPD-ja e quajti AfD-në “megafon të Kremlinit” dhe u tha ligjvënësve të kësaj partie: “Aplikoni për ulëse në Dumën shtetërore ruse. Ato interesa përfaqësoni ju, aty e keni vendin”.
Në Gjermani, Putin ka gjetur “idiotët dhe zbatuesit e tij në AfD”, tha Christoph de Vries, ligjvënës nga CDU-ja.
Ligjvënësi nga AfD-ja, Stefan Keuter, i doli në mbrojtje partisë së tij. Ai akuzoi partitë e tjera se po tentojnë të fitojnë poenë politikë me këto sulme, duke e cilësuar si “fushatë shtrigash” të gjithë këtë ngjarje dhe duke mbrojtur Bystronin që tha se është i pafajshëm.
“Ata nuk kanë asnjë provë, dhe po tentojnë të dëmtojnë një njeri familjar”, tha ai./Radio Evropa e Lirë/
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...