Të paktën 28 persona janë vrarë gjatë protestave të dhunshme mbi kundërshtimin e akuzuave të një lideri religjioz në Indinë veriore.
Viktimat besohet të jenë pasuesit e Gurmeet Ram Rahim Singh, ndërsa rreth 2,500 ndjekës të tij janë arrestuar, ka raportuar policia, transmeton portali arbresh.info
Pas akuzave se ai ka përdhunuar dy gra, qyteti në të cilin predikon ai është përfshirë nga trazira të mëdha.
Adhuruesit e tij kanë shkatërruar makina dhe kanë hedhur gurë mbi mediat vendase, duke thënë se ai është i pafajshëm.
Vendimi për dënimin e gurusë pritet të merret të hënën.
Kryeministri i Punjab Amarinder Singh kritikoi homologun e tij në shtetin e Haryana për lejimin e shumë pasuesve të Singh për të udhëtuar në Chandigarh.
Shkollat dhe zyrat në zonë u mbyllën, trenat u ndalën, rrugët u bllokuan dhe tre stadiume u ndanë si burgje të improvizuara në rast të problemeve, thanë zyrtarët./arbresh.info/
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...