Lideri çeçen, Ramazan Kadyrov, publikoi një video të re ku shfaqet në frontin e parë të luftës në Ukrainë.
Në materialin filmik, të shoqëruar dhe me muzikë, ai qëllon me armë dhe bomba kundër forcave ukrainase dhe betejën më të vështirë e zhvillon kundër një snajperi të fshehur, të cilin pretendon se e eleminoi, raporton A2CNN.
Ramzan Kadyrov, që njihet si mbështetës i presidentit Vladimir Putin, me ndihmën e këtij të fundit e udhëheqë Çeçeninë me dorë të hekurt.
Kadyrov e trajton Çeçeninë si një çiflig privat njëkohësisht është njeriu më i pasur në Çeçeni dhe besohet se pasuria e tij arrin në 200 milionë dollarë. Ai përshkruhet edhe si i biri i Putinit të cilin presidenti rus nuk e pati asnjëherë.
Besniku i Putinit, Kadyrov, mban një revole të veshur me ar, shfaq koleksionin e tij të orëve prej 1 milionë dollarësh dhe zotëron një stallë kuajsh në Dubai dhe disa të tjerë në mbarë botën. Ai është baba i 12 fëmijëve shkruan Daily Mail.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...