Liderët myslimanë njohin Jerusalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës

14:54 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Mbledhja më e madhe e kombeve islame ka vënë anash dallimet dhe kanë njohur Jerusalemin Lindor si kryeqytet të Palestinës së pushtuar, përgjigja më konkrete ndaj veprimit amerikan, për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Njoftimi i befasishëm erdhi përkundër që Arabia Saudite dhe aleatët e saj dërguan zyrtarë të niveli të ulët tek Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) në samitin që po mbahet në Stamboll, transmeton portali arbresh.info

Drafti final i komunikatës thuhet të deklarojë “Jerusalemin Lindor si kryeqytet të Shtetit të Palestinës dhe ka ftuar të gjitha vendet që të njohin shtetin e Palestinës dhe Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e pushtuar të saj”.

Ajo deklaroi se ai refuzoi dhe dënoi “në terma më të forta vendimin e njëanshëm të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke e njohur Al-Quds [Jerusalemin] si kryeqytetin e ashtuquajtur të Izraelit, forcën pushtuese”.

Gjithashtu thuhet se masa ishte konsideruar “e pavlefshme ligjërisht” dhe “një sulm ndaj të drejtave historike, ligjore, natyrore dhe kombëtare të popullit palestinez, duke minuar qëllimisht të gjitha përpjekjet për paqe, një shtysë ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit, dhe një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare “.

Dokumenti i formuluar gjithashtu i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hyjë dhe të veprojë kundër vendimit të Presidentit të SHBA Donald Trump./Arbresh.info/