Autoritetet në Libinë lindore kanë lëshuar një urdhër ndalim, në të cilin ndalohen gratë të udhëtojnë pa një mashkull ‘kujdestar’.
Megjithatë, një vendim i tillë ka shkaktuar tallje në të gjithë vendin, transmeton portali arbresh.info.
Vendimi ishte lëshuar nga shefi i Shtabit të Libisë lindore, Abdel-Razek al-Nadhouri. Ai u emërua nga shefi i ushtrisë Khalifa Hifter cili është aleate me parlamentin njohur ndërkombëtarisht.
Por, autoritetet e aeroportit thanë se vendimi nuk është vënë ende fuqi.
“Është qesharake se në vitin 2017 të diskutohet nëse gratë nën moshën 60 vjet të ndalohen të udhëtojnë pa një mashkull ‘kujdestar”, ka shkruar në një aktivist Imam Bugaghis.
Ai madje ka satirizuar me këtë vendim duke e kthyer titullin e këngës së Enrique Iglesias ‘Unë mund të jem heroi juaj’, në ‘Unë mund të jem mahrami juaj’. Mahrami është një term fetar që i referohet një kujdestari mashkull./Arbresh.info
Protestat për Zvërnecin/ Rama flet nga Berati: S’po dëmtohet...
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...
Molliqaj kritikon Osmanin: Po fshehet pas Ibrahim Rugovës ng...
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...